Termoizolimi
Kur është fjala për izolimin termik të ndërtesës, dritaret dhe dyert janë faktori më i rëndësishëm. Duke përdorur një sërë masash të sakta mund të përfitoni nga potencialet më të mëdha të energjisë.
Profilet e VEKA-s nënkuptojnë zbatimin e standardeve të përshkruara nga ligjet për izolimin termik si për ndërtimet e reja ashtu edhe për ndërtesat e rinovuara. Gjithashtu shumë lehtë do të mund të arrihen standardet e larta, të përcaktuara me Rrregulloren e ruajtjes së energjisë (EnEV).
Kur bëhet fjalë për izolimin termik të dritares, elementi më i rëndësishëm është koeficienti i transferimit të nxehtësisë (e ashtuquajtura U-vlera). Duke përdorur xham të posaçëm termik dhe cilësi të lartë të VEKA-PVCsë dhe teknologjinë shumë dhomëshe, arrihen rezultate optimale.
VEKA dritaret nuk i plotësojnë të gjitha këto kërkesa vetëm nga dizajni e saj tërheqës, por për vlerat e brendshme të shquara: stabiliteti, sistemet top-izoluese multi-dhomëshe zvogëlojnë shpenzimet për ngrohje dhe të sigurojë mbrojtje dhe siguri maksimale. Mbrojtja optimale nga zhurma rrit cilësinë dhe rehatinë e banimit, kurse materiali lehtë mirëmbahet, është rezistent ndaj motit të keq, është i qëndrueshëm dhe dritares i ofron pamje tërheqëse. Përforcimet metalike të pajtueshme me sistemet VEKA sigurojnë një nivel të lartë të sigurisë.