Profilet superiorë të klasit A
- Muret e jashtme për dritare dhe dyer të profileve janë faktori më i rëndësishëm në cilësinë dhe funksionalitetin, prandaj norma evropiane DIN EN 12608 selekton profilet në klasa A, B dhe C fillimisht në përputhje me trashësinë e murit të jashtëm.
- Për fat të keq, Shoqata për shënimin e cilësisë RAL, më nuk bën klasifikimin e PVC profileve, kështu që nga viti 2014, egziston vetëm RAL certifikimit i PVC profileve.
- Kërkesa për profilet e klasit A është shumë e lartë: trashësia e parashikuar për muret e jashtme të profileve është 3 mm (toleranca e lejuar nga 0.2 mm), gjë që paraqet 10% të trashësisë së murit të klasës B. Gjat prodhimit të dritareve, më konkretisht kur vendosen vidat në ulluk dhe lidhen profilet, ky ndryshim rritet dhe tejkalon 20%.
PVC - material ideal
- Kompania VEKA është e specializuar për të punuar me lëndën e parë më moderne të PVCsë, e cila jo vetëm ekonomikisht, por edhe ekologjikisht ofron avantazhe të rëndësishme. Materiali i PVCsë është jashtëzakonisht jetëgjatë, për shkak të rezistencës dhe qëndrueshmërisë së jashtëzakonshme ndaj motit.
- Nuk egzistojnë kostot shtesë të ngjyrosjes, sepse sipërfaqja e tyre e lëmuar është shumë e lehtë për tu ruajtur. Përveç kësaj, materiali i PVCsë karakterizohet nga rezistenca e jashtëzakonshme dhe vetitë superiore të izolimit. Në të njëjtën kohë PVC ruan mjedisin: praktikat themelore të biznesit të kompanisë VEKA është ruajtja e mjedisit dhe realizimi i këtij parimi është i qartë si në procesin e prodhimit, ashtu edhe në aktivitetet që lidhen me riciklimin.
Termoizolimik
- Kur është fjala për izolimin termik të ndërtesës, dritaret dhe dyert janë faktori më i rëndësishëm. Duke përdorur një sërë masash të sakta mund të përfitoni nga potencialet më të mëdha të energjisë.
- Profilet e VEKA-s nënkuptojnë zbatimin e standardeve të përshkruara nga ligjet për izolimin termik si për ndërtimet e reja ashtu edhe për ndërtesat e rinovuara. Gjithashtu shumë lehtë do të arrihen standardet e larta, të përcaktuara me Rregullën e Ruajtjes së Energjisë (EnEV).
- Kur bëhet fjalë për izolimin termik të dritares, elementi më i rëndësishëm është koeficienti i transferimit të nxehtësisë (e ashtuquajtura U-vlera). Duke përdorur xham të posaçëm termik dhe cilësi të lartë të VEKA-PVCsë dhe teknologjis shumëdhomëshe, arrihen rezultate optimale.
- VEKA dritaret nuk i plotësojnë të gjitha këto kërkesa vetëm nga dizajni e saj tërheqës, por për vlerat e brendshme të shquara: stabiliteti, sistemet top-izoluese multi-dhomëshe zvogëlojnë shpenzimet për ngrohje dhe të sigurojë mbrojtje dhe siguri maksimale. Mbrojtja optimale nga zhurma rrit cilësinë dhe rehatinë e banimit, kurse materiali lehtë mirëmbahet, është rezistent ndaj motit të keq, është i qëndrueshëm dhe dritares i ofron pamje tërheqëse. Përforcimet metalike të pajtueshme me sistemet VEKA sigurojnë një nivel të lartë të sigurisë.
Izolimi i zërit
- Mbrojtja e përshtatshme nga zhurma kontribuon në një cilësi më të mirë të banimit. Sipas analizave të fundit mjekësore, nivelet e larta të zhurmave mund të çojnë në probleme shëndetësore.
- Nëse zhurma Ju paraqet problem, atëherë dritaret tona janë zgjidhja e duhur për Ju. Me sistemet e profilit VEKA në shtëpinë Tuaj përsëri do të dominojë qetësia. Nga njëra anë, për shkak të karakteristikave të shkëlqyera izolimi, dhe nga ana tjetër, sepse kanë xham të veçantë në to. Në varësi të intensitetit të zhurmës, ekzistojnë opsione shtesë të optimizimit siç janë dritaret kuti. Profilet e VEKA-s mbrojnë shtëpinë tuaj nga të gjitha llojet e zhurmave.
Siguria mbrojtëse
- Dritaret, dyert e hyrjes dhe ballkoneve ose dyert nga tarraca janë shumë të rëndësishme për sigurinë e shtëpisë Tuaj. Profilet VEKA ofrojnë një nivel të lartë sigurie: të prodhuara nga PVC e fortë dhe norma e VEKA prodhimit, të pajisura me përforcim çeliku – si në krahë ashtu dhe në kornizë. E gjithë kjo i bën ata më të qëndrueshëm dhe më rezistent, nëse bëhet përpjekje për ta hapur atë me forcë. Përveç kësaj, dyert e hyrjes të VEKA-s janë të pasjisura me përforcime shtesë në këndet e derës. Dyert hyrëse të profilit VEKA kanë përforcime shtesë saldimi në kënde.
- Gjithashtu, në profilin VEKA mund të instalohet lloj i veçantë i xhamit dhe mekanizmave, me të cilën arrihet sigurimi maksimal nga vjedhja. Është e rëndësishme që profilet, qelqi dhe mekanizmat të jenë kompatibile.
- Xhami i veqantë për siguri, pengon hajdutët tqë përmes thyerjes së xhamit të arrijnë qëllimin e tyre. Ky xham është i përbërë nga disa xhama, të pajisur me folie elastike, rezistente ndaj presionit. Kur dëmtohet xhami, folia është ajo që nuk lejon copëzat e qelqit të derdhen, kështu hapësira mbetet e mbyllur.
- Duke kombinuar trashësi të ndryshme të xhamit dhe shtresave të folieve, arrihen nivele të ndryshme sigurie, zgjedhja e të cilave bëhet sipas nevojave tuaja personale: mbrojtje nga vjedhjet me thyerje, vjedhje me presion në krahun e dritares ose goditje të të rëndë.
- Mekanizmi mbyllës i dritares përdoret për të lëvizur dhe kontrolluar dritaren duke përdorur një sërë funksionesh të tilla si hapja, mbyllja ose animi. Përveç kësaj, mekanizmi ka rëndësi të madhe në mbrojtjen kundër vjedhjeve. Me ndihmën e pjesëzave shtesë të mbylljes, kërpudhave të sigurisë dhe dorzave për dritare me funksion bllokimi, është e pamundur të hapësh dritaren me forcë.
Jetëgjatësia dhe mirëmbajtja
- Profilet e VEKA-s prodhohen nga PVCja më kualitative, material i besueshëm dhe jashtëzakonisht i qëndrueshëm. Me teknologjia speciale dhe kontroll të vazhdueshëm të cilësisë arrihet nivel i lartë i stabilitetit dhe rezistencës edhe në kushte ekstreme klimatike. Prandaj, sistemet e dritareve VEKA janë të lehta për t’u mirëmbajtur, dhe pamja e tyre tërheqëse është e qëndrueshme.
- Ato nuk kanë nevojë për ngjyrosje. Ky fakt nuk është vetëm praktik, por gjithashtu Ju kurseni para, të cilat do të shpenzonit për ngjyrosje.
- Gjithashtu, profilet më të mirë të VEKA PVC-së e bëjnë pastrimin më të lehtë. Për shkak të sipërfaqes së tyre të sheshtë ato janë më shumë të lehtë për mirëmbajtje – ato vetëm duhet të fshihen me ndonjë pastrues të butë dhe me ujë. Për papastërtitë më të mëdha dhe mirëmbajtjen e gomës dhe mekanizmave mbyllës, ne rekomandojmë VEKA kozmetikën e veçantë për mirëmbajtje.
Mbrojtja e mjedisit
- Kompania VEKA kontribuon në ruajtjen e mjedisit: nga procesi i prodhimit deri në riciklimin e dritareve të vjetra – kjo është pjesë përbërëse e filozofisë së biznesit të kësaj kompanie. Në proceset komplekse industriale, mund të arrihet impakti maksimal në qështjen e mbrotjes mjedisore.
- Materiali i PVCsë, si një mik i mjedisit, ofron avantazhe të mëdha. Këto avantazhe janë të dukshme duke filluar nga procesi i prodhimit, të cilat, me teknologjinë më moderne, i nënshtrohen të gjitha standardeve të mbrojtjes së mjedisit, dhe vazhdojnë me procesin e përpunimit, i cili karakterizohet nga kursimi i energjisë. Proceset e ndërlidhura zvogëlojnë konsumin e energjisë dhe ujit. Uji i shiut, i cili mblidhet në hapësirën e përshtatshme brenda kompanisë, pastrohet nga mbetjet e gomës dhe naftës dhe ripërdoret në sistemin e brendshëm të ujësjellësit.
- Gjithashtu kompania VEKA AG është lider në fushën e riciklimit të dritareve dhe dyerve të vjetra: kështu në vitin 1993 në Beringen, Gjermani, është vënë në punë fabrika më moderne në Evropë për riciklimin e PVC dritareve, VEKA Umëelttechnik. Me një proces të automatizuar, përfitohet PVCja e pastër, e cili pa ndonjë humbje të cilësisë përdoret përsëri në prodhimin e profileve të reja. Elementet e vjetra të ndërtimit bëhen kështu lëndë të para e vlefshme – dhe nuk përfundojnë në deponi.
- Në qershor 2002, VEKA AG krijoi një kompani të re, Reëindo GmbH. Qëllimi i kësaj kompanie është që të koordinojë, të mbledhë të dhëna dhe të kontrollojë efektet arbitrare brenda industrisë evropiane të PVCsë në drejtim të ri-përdorimit të lëndëve të para që vijnë nga dritaret e vjetra të PVCsë dhe mbetjeve gjatë prodhimit të dritareve PVC, përkatësisht profilet për prodhimin e dritareve dhe produkteve të ngjashme.