Spektri i Ngjyrave
Dyert dhe dritaret me ngjyra u japin një bukuri të veçantë shtëpisë së të gjithëve. Kompania VEKA ofron një gamë të gjerë të ngjyrave dhe strukturave të “drurit” që mund të kënaqin shijen e atyre që kërkojnë më shumë. Ju mund të zgjidhni ngjyrën e dritares në përputhje me ngjyrën e fasadës së shtëpisë tuaj ose ndërtesës. Shiritët e ngjyrave mund të vendosen në një ose të dyja anët dhe lejojnë një kombinim të panumërt, nëse dëshironi që ngjyra e brendësisë së dritares të jetë e ndryshme nga jashtë. Spektri i Ngjyrave ( shkarko pdf )
Udhëzim për pastrim dhe mirëmbajtje adekuate
VEKA profilet e kualitetit të lartë janë mëse jetëgjatë, kurse shtresa e lëmuar është jashtëzakonishtë e qëndrueshme ndaj të gjitha ndikimeve klimatike. Me dëshirë që për shumë vite pa mund të madh të mirëmbani dhe kënaqeni me pamjen atraktive të dritareve, dyerve dhe grilave Tua, është e domosdoshëme të i përmbaheni udhëzimeve për pastrim dhe mirëmbajtje. Cilat produkte të përdoren për pastrim?
• Produkti më ideal për pastrimin e profileve është lecka e butë, uji i vakët dhe pH-agjenti neutral për pastrim me bazë sapuni, rekomandohet I pangjyrë dhe joaromatik. Më shpesh mjafton vetëm pastrim i rregullt me ujë të vakët.
• Në rast të papastërtive të vrazhdëta duhet të përdoren agjentët e verifikuar veqanërisht për pastrimin e PVC-profileve, të ngjashmë me atë në VEKA pakon për pastrim.
• Në asnjë mënyrë nuk lejohet aplikimi i agjentëve gërryes ose sfungjer të vrazhdë, llecka ose furçë për gërryerje ose fërkim.
• Gjithashtu nuk lejohet aplikimi I tretësve dhe lëngjeve acidike. Këta agjentë mund të shkaktojnë dëmtim permanent në sipërfaqen e profilit.
• Mos të përdoren pastruesit me avull, pasi avulli mund të zbus PVC-në.
Si bëhet pastrimi?
Është i domosdoshëm pastrimi kurdo që në sipërafqen e profilit shfaqen njolla të dukshme. Në të kundërtëtn shtresat e pista në kontakt me pikat e shiut mund të lënë dëmtime të përhershme.
• Shumica e agjentëve të pastrimit nuk paraqesin rrezik gjatë kontaktit të shkurtër me profilin, por ekspozimi i zgjatur mund të shkaktojë dëme. Prandaj, është shumë e rëndësishme që pas pastrimit të i lani profilet me ujë të pastër për të hequr të gjitha mbetjet e agjentit të pastrimit. Gjithashtu është e nevojshme të keni pastrim urgjent pas një kontakti të shkurtër me kremen për rrezitje, përndryshe mund të keni ndryshime të përhershme dhe të dukshme në sipërfaqen e profilit.
• Që nga fillimi, gjithmonë përdorni një agjent adekuat pastrimi dhe një leckë të butë. Dëmtimi i shkaktuar nga pastrimi i pasaktë zakonisht është i dukshëm vetëm pas një periudhe të gjatë kohore, kështu që testimi i shpejtë në ndonjë vend të fshehur të sipërfaqes së profilit nuk ka kuptim. Udhëzime për mirëmbajtje ( shkarko pdf )
Karakteristikat e profilit VEKA.
Efiçienca e energjisë
Sisteme të qëndrueshme shumëdhomëshe me karakteristika të shkëlqyera izolimi.
Mbrojtja nga zhurma
Izolimi i lartë i zërit siguron paqe dhe qetësi në shtëpinë Tuaj.
Dizajn dhe qëndrueshmëri
PVC-ja me cilësi të lartë, rezistent ndaj ndikimeve mjedisore, sipërfaqe të lëmuar në ngjyrën dhe dezenin dëshiruar.
Forca dhe besueshmëria
Përdorimi i përforcimit të çelikut të veçantë siguron stabilitet të lartë strukturor.